Agim Veliu para mbledhjes së LDK’së: Për mrekulli po ndihem, s’ma ka lanë naj farë sheje shkarkimi


A do të dalë LDK nga Qeveria? Veliu: Mendimin e jap në kryesi
Ministri i shkarkuar me vendim të kryeministrit Albin Kurti, Agim Veliu, është deklaruar shkurt para se të hynte në mbledhjen kryesisë së LDK’së.
Veliu, i pyetur nëse LDK’ja do të dalë nga koalicioni qeverisës, ka thënë se “mendimin e tij” e jep në kryesi.

Ai thotë se nuk i ka bërë asgjë shkarkimi nga pozita e Ministrit të Punëve të Jashtme. me vendim të kryeministrit Albin Kurti.
“Për mrekulli po ndihem, s’ma ka lanë naj farë sheje, do të bisedojmë në mbledhjen e kryesisë”, ka thënë Veliu.

LDK’ja është mbledhur pas dhjetëra reagimeve që dolën prej kësaj partie lidhur me vendimin e Kurtit për ta shkarkuar Veliun.
Zyra e Kryeministrit ka thënë se Veliu po shkarkohet për shkak se doli kundër qendrimit të Qeverisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, të cilën e propozoi presidenti Hashim Thaci.

Baby Boo