Agim Veliu: Një qeveri që drejtohet nga Albin Kurti, më e rrezikshme se koronavirusi


Seanca për mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pjesë e së cilës janë edhe vetë po mbahet përgjatë situatës ku vendi po përballet me pandeminë COVID-19.

Pavarësisht gjithë kësaj, në fjalimin e tij, ministri i Mbrojtjes nga radhët e LDK-së, Anton Quni u deklaruar shpresëdhënës që kjo qeveri të mos bie.

AI tha se përgjatë këtij një orëshi do të takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa si dhe do të mundohet të diskutojë që të shqyrtohen edhe një herë mos-pajtimet e deritanishme.

Por ai luti Kurtin që të kthejë Agim Veliun në postin e ministrit, të largojë taksën 100% dhe t’i kërkojë falje LDK-së.

Por një ofertë e tillë të cilën e prezantoi Quni duket se s’i pëlqeu aspak Agim Veliu.

Në një prononcim për t7, Veliu tha se mocioni nuk duhet të kthehet prapa dhe se pret rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Madje sipas tij, një qeveri e tillë që drejtohet nga Albin Kurti është më e rrezikshme se koronavirusi.

Ai e cilësoi Kurtin edhe tinëzar.

Baby Boo