Agim Nuhiu për 27 prillin: Çavkov me kryelartësi më tha …


Fillimi i dëshmisë së zv.ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, filloi me vonesë pasi një pjesë e mbrojtjes së tij, nuk iu lejua të përgjigjet në pyetjet e drejtpërdrejta të Prokurorisë, por të tregojë për punën e policisë lidhur me ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Sipas dëshmisë së Agim Nuhiut, ditën e 27 prillit mes orës 18:00 dhe 19:30 ai ka bërë disa biseda telefonike për personat udhëheqës në polici dhe anëtarë të Shtapit operativ, por jo edhe me drejtorin e atëhershëm të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.

“Mes orës 18:00 dhe 19:00 i kam dërguar disa SMS porosi drejtorit të BSP-së dhe e pyeta nëse situata në Kuvend mund të eskalojë. Ai më tha se gjithçka është nën kontroll. Kur situata eskaloi i shkrova se në Kuvend nuk ka policë të mjaftueshëm. Por nuk mora përgjigje. Drejtori i BSP-së mu lajmëruar në orën 20:00 dhe e pyeta pse nuk më është përgjigjur, ai me kryelartësi më tha se çfarë nëse e kam pyetur. Më tha: “Çfarë mendon se po ndodh? Është populli””, tha Agim Nuhiu.

Ai shtoi se ka qenë në kontakt edhe me Mitko Peshev, shef i forcave speciale të policisë dhe Dushko Llazarev, kujdestar në Shtabin operativ, prej të cilëve tha se gjatë gjithë kohës ka kërkuar që të ndërmarrin diçka dhe të evakuohen deputetët./Telegrafi/

Baby Boo