Agim Nuhiu: Çështjet jetike të qytetarëve nuk guxojnë të përdoren për POLITIKË ditore


Ministri i punëve të brendshme z.Agim Nuhiu sot ka takuar përfaqësuesit e banorëve të f.Siniçan dhe f.Urviç ku është diskutuar për gjetjen e një zgjidhje efikase juridike për tejkalimin e situatës. Të gjithë të sillemi me përgjegjësi përpara qytetarëve dhe institucioneve të sistemit,sepse gjërat jetike të qytetarëve nuk guxojnë të përdoren për POLITIKË ditore ka theksuar ndër të tjera Nuhiu.

Ja postimi i tij në fb: Në takimin me përfaqësuesit e f. Siniçan dhe f. Urviç të Komunës së Bogovinës, bashkë konstatuam nevojën për ndërmarrjen e një veprimi efikas juridik për tejkalimin e situatës së krijuar.E drejta e qytetarëve të f. Siniçan për për ujë të pijshëm është jetike. Kjo çështje nuk guxon të keqpërdoret për politikë ditore. Ministrat e resoreve kompetente do të angazhohen për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme institucionale. Kjo edhe do të ndodhë. Të gjithë të sillemi me përgjegjësi para qytetarëve dhe institucioneve të sistemit.

Baby Boo