Agim Jonuz: “BDI-ja për opozitën është Real Madrid”

Nga Agim Jonuz:
Ndoshta e kam gabim, por nëse amerikanët nuk qëndrojnë pas gjithë kësaj gjëje, atëherë partitë opozitare shqiptare sërish do të marrin një goditje të madhe. Kjo do të ndodhë në zgjedhjet e para të ardhshme, në të cilat BDI do të jetë sërish krijuese e qeverisë, e edhe nëse VMRO fiton sërish, Aliu do të negociojë me Mickon, e jo Sela, Gashi, Bilalli e Filan Fisteku. Mirëpo, në skenën politike shqiptare BDI është për opozitën “Real Madrid”! Çfarë do të thoshte Amdi Bajram i ndjerë: “Coca Cola”!

Në një vend që shumë njerëz të respektuar të botës e krahasojnë me Rodezinë, po ndodhë një rezil i madh. Rezili po bëhet tek ne aq normal, sa nëse fillon të zhduket, do të na mungojë diçka. Jeta jonë e përditshme është një rezil. Jeta na është bërë rezil. Edhe kjo nuk është aq e frikshme, sepse secilin rezil e mbulon koha. Por ne po konkurrojmë në atë se kush po bën rezilin më të madh. Neve as Vardari dhe as koha nuk na lajnë e mbulojnë. Ne jemi – fundërrinë!

Mua nuk më interesojnë maqedonasit si palë politike. Mua me intereson funksionimi i shtetit në të cilin jetoj, i cili vuan shumë, sepse maqedonasit po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit, shqiptarët njëri-tjetrit, ndërsa njëra palë kundër tjetrës, kështu që kur shikon askush nuk merret me shtetin, por me nxjerrjen e syve. U bë një sport kombëtar. Mua më intereson “pala ime”, ajo shqiptare. Për mua, shumë njerëz thonë: “Jo be, leje atë, ai është një kaur”. Nuk di shqip dhe shtiret si patriot. Po, është fakt që nuk e flas mirë shqip. Jam rritur me një gjuhë tjetër. Kjo kolumnë është e përkthyer. Këtë e thonë zakonisht ata që me profesion janë shqiptarë të përditshëm, në mjerimin dhe zbrazëtinë e tyre intelektuale, nuk dinë ndryshe të eliminojnë dikë. Të mund të trajtojnë komplekset me erën e gjysëm shkrim-leximit në rrezen e tyre të verbërisë politike. Dhe kur nuk dinë më të të godasin me grusht, .. pastaj vjen klasikja “rri ai është spiun”. Spiun je në gjen be “oo lopar”!

Skena politike shqiptare në Maqedoni qëndron mbi gjakun e luftëtarëve që besuan në bashkimin kombëtar shqiptar dhe një të ardhme më të ndritur. Në atë se shqiptarët duhet të jenë absolutisht popull i barabartë shtetformues dhe element i ndërtimit të një shteti të përbashkët. Shumica e surratëve politik ishin së bashku në të njëjtën uniformë me të njëjtat ideale. Për të njëjtën kauzë. Derisa erdhi momenti kur duhej vendosur se kush do ta mblidhte kajmakun nga e gjithë kjo. Po! E di që tingëllon brutale, por është një fakt. Si të interpretohet ndarja e një numri të vogël të popullsisë në disa parti. Derisa njëri numër vëren se është një biznes i shkëlqyeshëm. Nacionalizëm, populizëm, nacional-romantizëm dhe “armik i padukshëm në nevojë për qëllime politike”! Dyqani funksionon – “full”! Ndërsa kauza nuk ik askund! Në rast nevoje ende ka një trup votues që mendon se në vend të bukës mund të ketë bajrakun për darkë.

Le të analizojmë situatën aktuale në skenën politike, me një dioptri të fokusuar tek pala shqiptare. Nuk janë maqedonasit tema e kësaj kollumne, dhe rezili i tyre është i tyre! Le të shohim se ku është dhe sa i madh është rezili ynë. Ai shqiptar. Rezil në të cilin një numër i madh intelektualësh punëtorë e konsiderojnë veten “Hazreti Hasani” ndërsa pika e parë dhe e fundit e interesit të tyre është ushqimi për “Egon” e tyre politike!

Unë nuk jam avokat i Ali Ahmetit, ai nuk është as vëllai im, as i afërmi im veçse shok. Mirëpo, nuk e di se çfarë më shtyn të pyes publikisht skenën aktuale politike “vallë a nuk betoheshi deri dje në Ali Ahmetin”? Nga i pari tek i fundit. Siç thonë, deri dje e keni mbajtur foton e tij në telefon. A gënjej nëse them se shumicën e këtyre surratëve që hidhen kundër tij sot janë krijuar nga Ali Ahmeti? Të kujt, dhe çfarë interesash të tjera kombëtare mbron opozita shqiptare po të kemi parasysh se për gjithë këto vite nuk kanë lëvizur asnjë gur përpara të paktën 5 centimetra!? Dhe i njëjti Aliu ju solli këtu! Dhe ju nga këtu, në vend që të rrëmbeheni përpara, “pjerdhni në erë”!

Nejse! Do të pajtohem absolutisht me opozitën kur ajo të protestojë kundër korrupsionit, krimit, nepotizmit dhe gangsterizmit. Por çdo gjë ka mënyrën e vet për të zgjidhur problemet. Jo të gjithë “hazretët” (shenjtorët) janë në opozitë. Nëse bëjmë një analizë reale, nuk do ta dini se kush kë duhet të kritikojë. Vetë skena politike shqiptare nuk e ka të kristalizuar se cili është drejtimi i duhur i funksionimit. Nuk ka asnjë parti politike ideale, as përbërje partiake.

Mentaliteti dhe karakteret njerëzore janë të njëjta kudo. Mirëpo! Unë dua të bëj një pyetje shumë specifike në këtë kolumnë.

Nëse marrim parasysh se shqiptarët nuk mund të detyrohen të kenë vetëm dy parti politike, dhe njëra si opozitë e tjetrës, atëherë cilat janë dhe ku janë interesat kombëtare shqiptare? A tallet dikush me kauzën që nënkupton se shqiptarët në Maqedoni janë të vetmit elemente kushtetuese koherente. Jo! Thjesht do të thotë se kemi arritur në një fazë ku “shkoi Jonuzi – erdhi Domuzi” i jep një goditje të rëndë “Besës” që dhanë ata që derdhën gjak në Malin Sharr! Rezil! Nga ana tjetër, më shumë parti politike shqiptare nuk mund të jenë parti të mëdha. Kjo do të thotë se ata duhet të bëjnë një koalicion me dikë tjetër për të pasur pushtet. Dhe pastaj, kërkoj ndjesë për shprehjen, në gjuhën shqipe thuhet se të gjithë kanë hapur bythën “Çe kaaaç”! Çfarë kauze be, çfarë bashkimi shqiptar, çfarë bakrraçi.

Prostitucioni politik në Maqedoni lë në hije gjithçka që ka gjatë mbrëmjes në këngët me çifteli. Nuk mund t’i kuptoj personazhet e ulur në tavolinë me Apasievin, i cili, me thënë butë, ai i do shqiptarët ashtu si Hitleri i donte krahasimisht hebrenjtë. Po! Mund të ulem në tavolinë, por të bashkëpunoj me të, do të thotë ose duhet të kem një problem serioz me trurin, ose të harroj që shtëpi kam një goblen të varur në mur me “Shqiponjë”, ndaj kërkoj një pikturë artistike që të vendosi.

Ku është “Besa dhe Burrnia” politike shqiptare!? A mbase unë jam naiv! Ok!

Unë nuk i përkas asnjë partie politike dhe përpiqem të jem realist. Nuk fsheh, dioptra ime politike është Filozofia e gjermanit Jürgen Habermas që shpall teorinë e “patriotizmit konstitucional”! Dhe kjo është ideja që thotë se njerëzit duhet të krijojnë një lidhje politike me normat dhe vlerat e një kushtetute/ligji pluralist liberal-demokratike në vend të një kulture kombëtare. Nëse kjo habitë dikë, është thjesht “ndërtim i një shteti të shëndetshëm bazuar në respektimin e kushtetutës dhe ligjeve”! Ideja konsiderohet një koncept i ngjashëm me nacionalizmin, por i bazuar në vlerat e kushtetutës dhe jo në kulturën kombëtare apo etnike. Nëse ky është një sulm, ja unë do të bëj pyetjen e mëposhtme.

Nëse ju të gjitha partitë opozitare shqiptare tashmë keni vendosur ta largoni BDI-në nga pushteti, pse të mos bëni një hap përpara dhe të bëni një simbiozë me opozitën maqedonase. Edhe do të jeni modernë, edhe marrëveshja kornizë (që ua solli pikërisht ky Ali) garanton që nuk duhet të quheni “Krsto”, por jeni të lirë të mbeteni “Mustafa”, kështu që ndoshta pikërisht ju do ta futni Maqedoninë në Evropë!

Ju lutem, kërkoj falje për shprehjen, por po e them nga revolta “Ua rrastë Apasievi”! Dërgojeni në shtëpitë tuaja, t’ju ndihmojë të vendosni turshi për dimër.

Ndoshta e kam gabim, por nëse amerikanët nuk qëndrojnë pas gjithë kësaj gjëje, atëherë partitë opozitare shqiptare sërish do të marrin një goditje të madhe. Kjo do të ndodhë në zgjedhjet e para të ardhshme, në të cilat BDI do të jetë sërish krijuese e qeverisë, e edhe nëse VMRO fiton sërish, Aliu do të negociojë me Mickon, e jo Sela, Gashi, Bilalli e Filan Fisteku. Mirëpo, në skenën politike shqiptare BDI është për opozitën “Real Madrid”! Çfarë do të thoshte Amdi Bajram i ndjerë: “Coca Cola”!

Populli thotë, kur të ikën mendja, mos shko me zurle e daulle. Dielli edhe më tej do të vazhdojë të shkëlqejë në skenën politike, le të presim pak. Dhe ndërkohë, populli përdor një thënie që thotë. “Fat është kjo “tepaniot – tepan, ebaniot – eban””! Jeta vazhdon.