Agim Doçi shokohet me këngën e Mozzik: Rrugaç! Duhet të futet të paktën 3 vjet b*urg dhe të rr*ihet


Muzika ka evoluar jashtëzakonisht shumë, si në tregun muzikor shqiptar, ashtu edhe në atë botëror. Së fundi, tekstshkruesi i njohur shqiptar, Agim Doçi ka komentuar tekstet e këngëve që po këndohen së fundi nga këngëtarët shqiptarë.

I ftuar në RTV Ora, Doçi dëgjoi një pjesë nga kënga e Mozzik “Bespreme”. Me këtë rast ai mbeti i shokuar.

Derisa dëgjonte vargjet “U ta hanksha pii-ken nen buze( la-la-la) E a to dyja qe i man Ner bluze ( la-la-la)“, poeti Doçi reperin Aliu e quajti “rrugaçë”.

“Çka janë more këta rrugaçë, po ku bie unë në nivelin e këtyre. U ta hanksha e ma hënksh. Mos moj burrneshë. Ata duhen fut të paktën 3 vjet në b*urg, me i rr*ahë” – tha ai.

Kujtojmë se, poeti Agim Doçi i ka dhuruar me vite vargje mbresëlënëse artit shqiptar, duke u nisur që nga “E duam lumturinë” të Parashqevi Simakut e deri te “A vritet pafajësia” që përshkruante me drithërimë të bëmat e L*uftës së Kosovës.

Baby Boo