Agim Bahtiri nuk e pranon dorëheqjen e Konjufcës: S’është koha për eksperimente


Kryetari i Komunës së Mitrovicës nga radhët e Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka thënë se nuk është koha që Glauk Konjufca të japë dorëheqje nga posti i tij.

Bahtiri ka thënë se LDK’ja duhet të të bëhet e arsyeshme dhe fleksibile që të arrijnë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij nuk është koha e eksperimenteve dhe se VV’ja nuk duhet të kthehet prapa datës së 26 dhjetorit, pasi Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur kryetarin më të denjë që nga themelimi i saj.

Reagimi i plotë i Bahtirit:

Kur kanë mbetur vetëm edhe pak kohë deri në votimin e Qeverisë Kurti, e ftoj LDK-në që të bëhet e arsyeshme dhe fleksibile për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Kthimi para datës 26 dhjetor nuk është i mundshëm dhe as i arsyeshëm, sepse Kuvendi i Kosovës ka kryetarin më të denjë të zgjedhur që prej themelimit të tij. Kosova nuk ka kohë për inate politike dhe eksperimete me pozita pëmes dorëheqjeve dhe emërimeve.

Baby Boo