Agim Bahtiri mbron Kurtin, kërkon nga Osmani mos ta mbajë seancën


Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, e ka ftuar Kryeparlamentaren Vjosa Osmani që ta shtyjë seancën për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Në këtë kuadër, ftoj edhe Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, që të shtyej për një kohë të përshtatshme seancën e thirrur për mocionin e ngritur nga LDK-ja, pasi që nuk ka kushte për mbajtjen e saj bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për masa mbrojtëse nga koronavirusi COVID-19”, ka thënë Bahtiri përmes Facebook.

“Rreziku nga koronavirusi COVID-19 është shumë i madh, ku sot edhe Kryeministri i Shqipërisë dha lajmin se parashikohet që 60-70% e popullsisë të preket nga ky virus. Andaj, duhet të marrim masa mbrojtëse ekstreme për mos përhapjen e tij”, tha Bahtiri.

Baby Boo