Agellovska: Tetë milion euro kredi pa interes për kompanitë


Ministrja e Financave, Nina Angellovska në konferencën e sotme për shtyp prezantoi të ashtuquajturën Linjë e dytë të Kredive Kovid. angellovska njoftoi masa e re e qeverisë kap shumën e përgjithshme të tetë milion euro kredi pa interes për kompanitë e prekura nga kriza e shkaktuar nga Covid-19. Kredia minimale do të kap shumën e 3 000 eurove kurse ajo maksimale atë të 90 000 eurove. Afati për pagesë është deri në tre vite me grejs periudhë prej 12 muajve.

“Që nga e mërkura, 29 prill, kompanitë e vogla dhe të mesme nga të gjitha sferat, të cilat janë prekur nga kriza e Covid-19 do të mund të aplikojnë për Linjën e dytë të kredive pa interes”, tha mes tjerash Angellovska.

Angellovska theksoi se mjetet për këto kreditë janë siguruar përmes Fondeve Kompenzuese të Japonisë.

Baby Boo