Afrohet asteroidi i ‘ka*osit’, NASA tregon për rre*zikun e Apofis


Një asteroid që mban emrin e hyut egjiptjan të ka*osit dhe errësirës po i afrohet Tokës, por NASA thotë se ai nuk do të shkaktojë problem, të paktën jo këtë shekull.
Që prej zbulimit të tij në 2004-tën, Apofis është konsideruar si njëri prej asteroidëve më të rre*zikshëm përsa i takon mundësisë së përplasjes me planetin tonë. Tani shkencëtarët e kanë rishikuar atë opinion pas një analize më të saktë të orbitës së trupit qiellor, të njohur ndryshe dhe si 99942.

Sipas parashikimeve të mëhershme, Apofis do të afrohej fr*ikshëm në vitet 2029 ose 2036 he kishte gjasa përplasjeje me Tokën në 2068-tën. Në 5 mars, ai kaloi 10 milionë milje pranë nesh, dhe gjatë atij fluturimi, astronomët përdorën të dhënat nga radarët për të kuptuar më mirë orbitën e Apofis rreth Diellit. Rezultatet ishin premtuese.

Ato i lejuan shkencëtarët të përjashtonin çdo rrezik impakti të asteroidit me Tokën në 2068, ndërsa kërkimet e thelluara e kishin përjashtuar këtë mundësi dhe për vitet 2029 dhe 2036. Të paktën për 100 vjet të tjera, thotë Nasa, përsa i takon Apofisit, mund të marrim frymë lirisht.

Baby Boo