Afrim Muçiqi paralajmëron Qeverinë: O do të punojmë edhe ne, o askush


Pronarët e sallave të dasmave janë mbledhur dhe po mbajnë takim lidhur me masat anti-COVID.
Në këtë mbledhje është kërkuar që dasmat të lejohen të mbahen në salla ku mund të mblidhen deri në 250 persona.

Aty po ashtu është potencuar se ndonëse nuk ka ende vendim përfundimtar, dasmat mund të lejohen të mbahen në ambient të jashtëm.
Këngëtari Afrim Muqiqi ka thënë se nuk do të lejojnë më që të veprohet me standarde të dyfishta.

Ai është shprehur se nuk lëshojnë pe që sallat e dasmave të hapen.
“Kërkesa jonë që nga fillimi e nga e cila nuk do të lëshojmë pe është jo standarde të dyfishta, o do të punojmë të gjithë, o askush. Nuk do të lejojmë që të tjerët të punojnë e ne të mbyllemi”, u shpreh ndër të tjera ai.

Baby Boo