Afrim Gashi në emër të Lëvizjes BESA i uron fitoren Taip Erdoganit


“Drejtuar: Presidentit të Republikës së Turqisë
dhe Kryetarit të Partisë së Drejtësisë dhe Mirëqenies,
z. Recep Tayyip Erdoğan

I nderuari z. President,

Më lejoni që në emrin tim, të Lëvizjes BESA dhe mbështetësve e votuese tanë në Republikën e Maqedonisë, t’jua uroj fitoren e sotme në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, duke qenë i bindur se rruga juaj për zhvillimin e shtetit turk tashmë është garantuar.
Uroj që fitorja juaj të jetë sihariq edhe për vazhdimin e marrëdhënieve të mira të shtetit turk me kombin shqiptar në Ballkan, me popujt e këtij gadishulli, por edhe më vendin tonë.

Urime dhe Zoti e bekoftë punën tuaj!“, shkruan Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes BESA.

Baby Boo