AFP: RMV-ja e goditur nga “bo*mba demografike”


Me shitoret e braktisura dhe thuajse rrugët e zbrazëta, qyteti i vogël Vallandova duket si shumë qytete të Maqedonisë së Veriut, që bra*ktiset nga shumë të rinj me shpresën që do të gjejnë jetë më të mirë jashtë vendit – fillon reportazhi i Frans – Pressit, që sipas korespodentes së MIA-s nga Parizi është transmetuar nëpër shumë media franceze si “Le Poan”, “France24”, “Bursorama” etj, kushtuar migrimit masiv drejt Perëndimit.
“Sikurse edhe vendet tjera të Ballkanit, RMV-ja lu*fton me rënien alarmante demografike, të nxitur nga emigrimi masiv dhe mplakja e popullsisë”.

Vendi ka humbur 10% të popullsisë gjatë 20 viteve të kaluara, kurse tani ka 1.8 milionë banorë, sipas rezultateve preliminare të Regjistrimit të Shtatorit, 200.000 më pak se sa në Regjistrimin e fundit të vitit 2002. Tridhjetë vite pas pavarësisë, rreth 600.000 qytetarë të Maqedonisë jetojnë jashtë vendit, thonë të dhënat e Bankës Botërore dhe Qeverisë në Shkup. Sipas AFP-së, ndër shkaqet kryesore për këtë megrim janë rritja e dobët ekonomike dhe mungesa e investimeve.

“Nëse rreth një e katërta nga 2.4 milionë banorët tanë janë larguar, duhet të jeni seriozisht të shqetësuar për këtë që po ndodh” – thotë Apostol Simovski, Drejtori I ESHS-së.
Fshatrat dhe qytetet e vogla, sic është Vallandova, që gjendet 146 kilometra në juglindje të Shkupit, ofrojnë mundësi të vogla për punë, duke detyruar njerëzit ambicioz të kërkojnë punë në vende tjera.

“Fryma e të rinjve është shkatëruar në mënyrë sistematike, kurse është zhdukur entuziazmi I tyre që të lu*ftojnë dhe të mbeten në shtëpi” – ka deklaruar për AFP Pero Kostadinovi 33-vjecar, që kohë më parë u zgjodh në krye të Komunës së Vallandovës.
“Pesë shokë të klasës sime tashmë janë jashtë vendit me familjet e tyre” – shton Bojan Nikolov (24), anëtari I Këshillit Rinor Komunal të Vallandovës, qytet I cili mbijeton kryesisht nga bujqësia.

Pas pavarësisë së vendit në vitin 1991, shumica shpresonte se anëtarësimi në BE do të prodhojë progress. Por, rruga e RMV-së drejt BE-së, në mënyrë sistematike ishte bllokuar, së pari nga Greqia, kurse aktualisht nga Bullgaria, që shkaktoi dyshime për mundësinë që vendi një ditë të kycet në Blokun 27. Për ata që mbeten në vend rroga mujore mezi mbulon nevojat themelore.

“Më mirë të jesh rob për 2.000 euro në vend të huaj, se sa të jesh në shtëpi me 300 euro”. Këto janë fjalët që I dëgjojmë nëpër këtë vend. Por, RMV-ja nuk është vetme në këtë situatë në Ballkan – rikujton AFP.
Në Shqipëri rreth 1.7 milionë banorë, ose thuajse 37% e popullsisë, kanë braktisur vendin gjatë 30 viteve të kaluara. Në Serbi, sipas vlerësimeve, qindra mijëra kanë ripërtrirë jetën e tyre në vend të huaj, duke llogaritur edhe 10.000 mjekë, që janë larguar gjatë dy dekadave të fundit.

Baby Boo