Afërdita Dreshaj u bë nënë e një djali, dhurata e burrit të saj ishte kaq…


Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë përpara 2 ditësh.
Modelja shqiptare solli në jetë një djalë dhe menjëherë pas lindjes së tij ndau një foto shumë të ëmbël familjare.
Ajo shfaqej përkrah partnerit, Jakub dhe të voglit të tyre, që e kanë pàgëzuar me emrin Sky Blue.
“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, shkroi ajo përkrah fotos.

Të njëjtin imazh publikoi edhe bashkëshorti i saj, i cili shkroi: “Zemrat tona po shpérthéjnë”.
Pas ardhjes së tij në jetë, Afërdita publikoi edhe çdo detaj për të voglin, duke nisur nga ora e saktë e lindjes, gjatësia dhe pesha.
Ndërkohë sot mami Afërdita dhe Sky i vogël kanë dalë nga materniteti dhe janë kthyer në shtëpinë e tyre.

Sapo kanë mbërritur ata janë përballur me një surprizë shumë të këndshme nga njerëzit më të afërt, babi Jakub dhe teze Jehona.
Hokeisti çek i ka blerë Afërditës një tufë me lule dhe i ka lënë një pusullë mjaft emocionuese, që me siguri i ka shkrirë menjëherë zemrën modeles.

“Faleminderit për dhuratën më të bukur në botë. Ti do të jesh nëna më e mrekullueshme. Jam shumë krenar për ty. Të dua Jakub”, ka shkruar ai në pusullë.
Ndërsa motra e Afërditës kishte zbukuruar shtëpinë me tullumbace dhe kishte blerë një arush të madh enkas për më të voglin e familjes Kindl.
Afërdita e ka ndarë menjëherë surprizën me ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe ka falënderuar publikisht Jakub dhe Jehonën.

Baby Boo