Afër 10 mijë të rinjë për çdo vitë po e braktisin Maqedoninë


Shkruan: Muhamer Pajaziti
Afër 10 mijë të rinjë për çdo vitë po e braktisin Maqedoninë.

Sipas statisktikave zyrtare, në vitin 2017 kishte rreth 84 mijë të rinjë të papunë, ndërsa në vitin 2022 ky numër ran ë 37 mijë.

Për periudhë kohore prej pesë viteve, numri i papunësisë tek të rinjtë u ul për rreth 50 mijë.

Arsyeja kryesore e uljes së papunësisë është ikja e të rinjve drejtë perëndimit, sidomos drejt Gjermanisë, e cila e liberalizoi tregun e punës për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Por, kjo nuk mbaron këtu… në vitet e ardhshme pritet akoma më shumë të zbrazet ky rajon nga të rinjtë e dëshpëruar nga politika e degjeneruar.

Për periudhën 2017-2035 nevoja për punë në Gjermani do të jetë 1.13 milion punëtorë, ndërsa largimi i barrierave për të rinjtë nga Ballkani do të ndodhë edhe në Austri dhe Zvicërr.

Për pasojë, bankat e shkollave në fillore, arsim të mesën dhe fakultete do të mbeten bosh. Politika dhe hajdutët e politikës ja arritën qëllimit, ta largojnë pasurinë tonë më të çmuar, rininë.

Pa rini do të mbetemi shkretë…

Baby Boo