Aeroporti i Vjenës ulë çmimin e testit të Covid 19


Nga 8 gushti testin e Covid 19 mund ta bëni në Aeroportin e Vjenës për 120 euro. Çmimi i testit PCR Covid 19 në Aeroportin e Vjenës do të ketë ulje gjatë ditëve të ardhshme. Duke filluar nga dita e shtunë me datën 8 gusht testin e Covid 19 mund ta bëni për 120 euro në vend të 190 euro sa ishte deri më tash shkruan oe24.at përcjell Albinfo Austria.

Zyrtarët e Aeroportit të Vjenës e justifikojnë këtë duke thënë se testet tani mund të bëhen më efikase. “Me këtë ofertë e cila është unike në Austri aeroporti mbështet luftën e autoriteteve austriake kundër pandemisë” tha Günther Ofner zyrtar i aeroportit.

Qendra Shëndetësore e Aeroportit të Vjenës tani është e hapur nga e hëna deri të dielën me fillim nga ora 7.00 e mëngjesit deri në orën 20.00 të mbrëmjes. Rezultati i testit do të dërgohet me E-mail pas 3-6 orësh (gjatë fundjavave apo festave publike testi dërgohet ditën e nesërme).

Baby Boo