Aeroplani me vik*timat mbërrinë ora 9, qytetarët mund të bëjnë homazhe në sheshin Skenderbe!


Eshtrat e 45 shtetasve që humbën jetën në një aks*ident automobilistik në Bullgari pritet të arrijnë sot, në orën 09:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, njofton MPJ.

Pas mbërritjes, sipas Ministrisë së Jashtme kortezhi do të lëvizë në një rrugë të paracaktuar drejt dhe përmes kryeqytetit.

Në periudhën nga ora 10 deri në orën 13, qytetarët do të mund të bëjnë nderimet e fundit dhe të vendosin lule në sheshin “Skënderbeu” dhe të ndjekin kortezhin që do të kalojë përgjatë bulevardit pranë sheshit, në periudhën 11. paradite dhe 12 pasdite.

Në shesh do të vendoset një video bim nga ku qytetarët do të mund të shikojnë të gjithë procesin e mbërritjes dhe lëvizjes së kortezhit.

Ambasadori bullgar në vend Angel Angelov tha dje se eshtrat e 45 shtetasve të Maqedonisë do të transportohen nga Bullgaria në vend sot në mëngjes me dy avionë transportues ushtarakë.

Aks*identi në autobusin e “Besa Trans”-Shkup ka ndodhur më 23 nëntor në autostradën “Struma” afër qytetit të Përnikut. Dyzet e pesë pasagjerë u vr*ë dhe shtatë u pla*gosën.

Baby Boo