Aerodromi plot me njerëz, policia arreston vetëm në Çair?! (Foto)


Mediumet maqedonase kanë publikuar fotografi nga lagja Aerodrom e banuar kryesisht me maedonas ku vërehet shkelje e qartë e orës policore. Në këto fotografi vërehen parqet plot me njerëz, por deri tani nuk ka informacione se atje është arrestuar dikush për shkelje të orës policore.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar zyrtarisht për një aksion në Çair të realizuar sot pasdite. Sipas MPB në këtë aksion janë arrestuar 15 persona, raporton Gazeta Lajm. Ata janë arrestuar në rrugët Metodija Mitevski, Vukovarska, Pançe Nedelkovski dhe Emin Duraku.

Baby Boo