Adrijan Muçës ia hakojnë faqen zyrtare në Facebook


Adrijan Muça njofton se para një ore ia kanë hakuar faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook dhe se kanë fshirë të gjitha postimet që ai ka postuar tash e nëntë muaj rresht rreth punës së tij. Ai ka një meazh për ata që e kanë bërë këtë ku thot se: “Mos mendoni se do e ndalni procesin ose se po më su*lmoni, përkundrazi vetëm se më inkurajoni më shumë sepse fitoren e kemi të bindshme! Postimet i fshini, por puna ime flet kudo në Shkup dhe ju këtë e dini më se miri”.

Ai më tutje ka njoftuar përsëri se Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së i dha besim unanim, që të jetë kandidat – bartës i listës së këshilltarëve në Qytetin e Shkupit nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Ky është njoftimi i tij në Facebook:

Baby Boo