Adriana Matoshi e quan veten “plakë 40 vjeçe”


Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka një ndikim mjaft të madh në rrjetet sociale.
Ajo është shpesh aktive dhe ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, Matoshi ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku duket mjaft atraktive me një grim të realizuar me plot glamur.

Por më e çuditshmja qëndron tek ajo se çfarë aktorja ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë, pasi shkruan “plaka 40 vjeçe” referuar vetes së saj.
Shakaja e bërë nga aktorja Matoshi në mbishkrimin e fotografisë, ka bërë që ajo të marrë komente të shumta nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë trajtuar me të qeshura postimin.

Nuk dihet nëse një postim i tillë është bërë me qëllim ironizimin e komenteve të shumta në rrjetet sociale që bëhen karshi saj dhe të dashurit të saj, Keith Groeneveld, me të cilin ka një diferencë 19 vjeçare në moshë.
Sido që të jetë, ajo duket mjaft bukur në fotografitë e fundit dhe për këtë është komplimentuar nga një pjesë e mirë e fansave të saj.

Baby Boo