Adoleshentja saudite braktis mbulesën dhe fenë islame, kërkon azil në Tailandë, pasi i rrezikohet jeta në Arabi


Një vajzë saudite, e cila thotë se ka ikur nga familja, pasi ka frikë për jetën e saj, është barrikaduar në dhomën e saj të hotelit në aeroportin e Bangkokut.

Rahaf Mohammed al-Qunun e refuzoi të hënën një fluturim për në Kuvajt. 18-vjeçarja thotë se familja do ta vrasë, sepse ka hequr dorë nga feja islame.

“Vëllezërit, familja ime dhe Ambasada e Arabisë Saudite do të presin për mua në Kuvajt. Ata do të më vrasin, jeta ime është në rrezik, familja ime kërcënon të më vrasë”, tha adoleshentja për Reuters, transmeton KTV.

Grupet e të drejtave të njeriut, përfshirë Human Rights Watch, kanë shprehur shqetësime të mëdha për gjendjen saj.

Ndërsa, autoritetet tajlandeze kanë thënë se nuk do ta dëbojnë adoleshenten saudite në Kuvajt.

Baby Boo