Adoleshentët të paktën një herë kanë takuar një njeri që e kanë njohur në internet!


Dita e Internetit më të sigurt është një ngjarje ndërkombëtare që shënohet për çdo vit në shkurt, me qëllim të promovimit të përdorimit më të sigurt dhe më të përgjegjshëm të teknologjive në internet dhe të telefonave celularë nga fëmijët dhe të rinjtë. Me kalimin e viteve, Dita e Internetit më të sigurt është bërë një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë palët e interesuara në fushën e sigurisë në internet dhe sigurisë digjitale.
Sociologu prof.Rezak Jakupi, foli për kontrollin e prindërve ndaj fëmijëve për qasjen në internet. “Duhet patur kujdes të gjithë prinderit për atë se në cfarë mënyre dhe sa kohë u lejohet fëmijëve të qëndrojë në internet dhe të hyjë në faqe të ndryshme. Fëmijë është i lënë pas dore nëse nuk është i kontrolluar dhe ai mund të jetë objekt i shumë abuzimeve të ndryshme, por asaj ai ka edhe dëme personale siq është dëmtimi i syve, shpërqëndrimi, krijim të shokëve virtual që ka dallim prej shokëve të vërtetë, dmth ka shumë pasoja si këto…
Ajo që më pëlqu kohën e fundit, më duket se Italia, mos merrni për fjale, e ka vendosur se ai që dëshiron të hulumtojë ose të hap një faqe interneti, patjetër duhet ti detektohet fytura për të saktësuar moshën mbi 18, kjo është për tu përshëndetur, ashtu që fëmijët të mos kërkojnë faqe që janë të dëmshme për atë dhe të mos jenë të moshës së mitur, të mos jenë aq të lirë për të kërkuar ueb faqe të tilla. Me një fjalë përpos dobive, interneti solli edhe shumë negativitete siq i përmenda disa nga ato, por ajo është bërë përditshmërti, nuk ka asgjë të keqe nëse shfrytëzohet për të mësuar dicka të mirë mirëpo ja që shumicën e rasteve keqpërodren. Sipas meje pos sendeve pozitive ka edhe negative, por kjo dukuri globale dhe smund të themi se ndodh te ne ose atje jo.

PA CENSURË: Hulumtimet thonë se ka shumë të mitur të cilët të paktën një herë në jetë janë takuar me dikë që e kanë njohur në internet! Si e komentoni këtë dukuri?
Jakupo: Shumë duhet, ajo mvaret nga edukimi i fëmijës që nga bankat parashkollore, jo të krijohet një skepticizëm total ndaj njeriut si qenie njerëzore humone, por të krijohet një qëndrim se fëmija nuk duhet aq lehtë të hyjë në kontakt me njerëzit që nuk i njeh, nuk duhet aq lehtë të pranojë që të bartet me veturë nga të huajt e kutadi se cfarë..por edhe nuk duhet ti pranojë si njohje njerëzit nëpër rrjete, me një fjalë faktori kyq me një fjalë është prindi. Nëse prindi arrin që fëmijut të vet në kohë të caktuar ta mbikqyr ja për shembull mund ta përdorësh një orë ose dy ore, në mënyrë të dozuar,atëherë do tu kthehet disa aktiviteteve tjera e jo të qëndroje i shtrirë tërë kohën në celular

Baby Boo