Adnan Azizi nga Lëvizja Besa përjashtoi 20 shqiptarë nga puna


Babi im ka punuar prej 40 vjet këtu, unë tani këtë kohë kamë punuar këtu, më herët kamë punuar në firma private, kam prej 10 vjet përvojë pune dhe tani më nxjerrin prej pune. 01 05 Nuk di ku të shkoj, po përveç babës tim këtu ka punuar edhe babagjyshi im”, thotë Dehari.

Dehari është gjenerata e tretë e familjes që ka punuar tek “Transporti i hekurudhave”.
Atij i ka skaduar kontrata dhe tani rrezikon të mbetet pa punë.
Dëshira e tij është që të vazhdojë të punojë në vendin ku ka punuar babai dhe gjyshi i tij.
“Po kam dëshirë me punu, nuk dua as post më të lart, por vetëm këtë pune që e kamë bërë deri tash”, shton Dehari.

Edhe 31 punëtorëve tjerë, të cilëve u ka skaduar kontrata në vepër, druajnë se do të mbesin pa punë.
Ata pretendojnë se kjo është hakmarrje politike, pasi tani me ketë drejtori tani drejton kuadër i Besës, ndërsa paraprakisht ishin pranuar nga Orhan Murtezani, kuadër i Alternativës.
Ata mblodhën para hyrjes kryesore të Transportit të Hekurudhave për të shprehur revoltën.
“Drejtori i Lëvizjes Besa, tani të shkrirë në LSDM, vazhdon të hakmerret politikisht ndaj punonjësve të hekurudhës, të cilët janë të pranuar në periudhën e ish drejtorit Orhan Murtezani”, thotë një protestues.

“Kjo është hakmarrje politike e drejtpërdrejt. Ky Atnani e ka marr guximin edhe ushtarët e UÇK-së ti largoj nga puna”, shton një proestues.

Baby Boo