Adi Krasta me syrin e nxirë, incidenti që ndodhi për një kompliment


Ai është një prej figurave më të njohura, gazetari dhe moderatori më i komentuar nga publiku shqiptar, i cili prej vitesh na ka mbajtur të mbërthyer përpara ekranit me emisionet e tij.

Ditën e sotme, Adi Krasta ka publikuar në profilin e tij në Instagram një foto të vjetër, me të cilën i ka rikujtuar fansave historinë që i ka ndodhur para disa vitesh.

Krasta shfaqet në foto me një sy të nxirë, incident që i ka ndodhur në vitet 90′. Asokohe sipas mediave, moderatori ka komplimentuar një vajzë nga publiku që ndodhej në skenë gjatë spektaklit “12 vallëzime pa një të shtunë”, gjë që i solli probleme me të dashurin e saj ‘gangster’.

Pasi e rrahën brenda një dyqani, qeveria i mundësoi moderatorit një truprojë të Gardës së Republikës. Kjo ishte një prej ngjarjeve më të diskutuara të kohës dhe bëri bujë të madhe në opinionin publik.

 

Baby Boo