Ademi: Zgjedhja e shkencave teknike është investim për të ardhme të sigurt

Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive të Informacionit në Shkup mbrëmë е promovoi gjeneratën e re të inxhinierëve dhe magjistrave të diplomuar, ndërsa në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Baby Boo

Me këtë rast Ademi i ka u uruar të diplomuarit dhe magjistrat, duke theksuar se është veçanërisht i kënaqur që një numër gjithnjë e më i madh i nxënësve vendosin që arsimin e tyre ta vazhdojnë në disa fakultete teknike në vend dhe se kjo ishte e mirë sepse, siç tha, për të studiuar në shkencat teknike do të thotë të investosh në një të ardhme të sigurt.

“Besoj se disa prej jush tanimë e kanë zgjidhur çështjen e punësimit, nëse dihet se kompanitë në Republikën e Maqedonisë, por përtej kufijve të saj, kërkojnë staf profesional të arsimuar dhe të përgatitur që mund t’i përballojë sfidat në proceset organizative dhe të prodhimit”, tha Ademi.

Ai e ka vlerësuar lartë punën e udhëheqësisë dhe të profesorëve të FETI (Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive të Informacionit) për kontributin që jep në ndjekjen e tendencave bashkëkohore arsimore dhe shoqërore dhe që të njëjtat i impelmenton në punës dhe procesin edukativo-arsimor të vet.

“Ky fakultet i ka integruar standardet ISO në gjithë veprimtarinë e vet – menaxhimin dhe udhëheqje, mësimdhënie, punën kërkimore-shkencore dhe aktivitetin aplikativ dhe bashkëpunimin me ekonominë, prandaj karakterizohet si institucion modern i arsimit të lartë”, ka shtuar ministri Ademi.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në fund të fjalimit theksoi se Qeveria tashmë ka përpiluar dokumente strategjike për zhvillimin e shtetit në të cilat potencohet roli i kuadrit inxhinierik, sikurse të atyre të diplomuarve që dalin nga FETI, për lëvizjen e proceseve shoqërore – ekonomike dhe se në këtë drejtim, pret të shtohen më tej përpjekjet për të ndërtuar institucione të këtij lloji dhe për të profilizuar stafin profesional adekuat.

Restorant Lumare