Ademi: Zaevi katër muaj po i mban peng partitë shqiptare, loja që po luhet?!


Analisti Visar Ademi i cili mbrëmë në emisioni 360 gradë ka folur rreth rikonstruimit të qeverisë së Zoran Zaev ose zgjerimin e shumicës së re parlamentare që mbahet peng pothuajse gati katër muaj ku kryeministri Zaev është duke taktizuar me partitë opozitare.

Ademi ka thënë se partitë më të vogla shqiptare me dëshirën për tu’u bërë pjesë e qeverisë së re shkelin parimet e të qenurit afër popullit.

Visar Ademi gjithashtu ka thënë se qëllimi është të punësohet 10-të veta në emër të 500 mijë njerëzve dhe të mbahen të kënaqur 10-të ose 15-të veta sepse siç thotë ai aq ka fuqi qeveria, nuk mund të bëjnë 20 ministra dhe 200 mijë drejtori, do të mundohen t’i fusin në qeveri 10-të veta për tua humbur dinjitetin dhe principet të cilat na kanë bindur që i kanë.

Baby Boo