Ademi: Të ngritët niveli i higjienës në të gjitha institucionet arsimore

Siç e dini si Qeveri si institucione përkatëse dhe kompetente po ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshme dhe institucionale në drejtim të sigurimit të shëndetit publik. Pra gjatë ditës së djeshme me kolegët në kuadër të MASH, kemi punuar deri vonë dhe deri tek të gjitha institucionet arsimore është dorëzuar shkresë me orientime konkrete, me udhëzime konkrete varësisht prej rrethanave momentale.

Sigma Doors

Po ashtu janë dhënë edhe udhëzime dhe kërkim për informacione shtesë drejtuar neve që ta dimë gjendjen reale duke kërkuar nga institucionet arsimore që të gjithë nxënësit, të gjithë studentët, të gjithë punonjësit në institucionet arsimore, përfshirë shkollat fillore, të mesme, institucionet e arsimit të lartë, institutet publike shkencore, të na informojnë se në dy javët e fundit a ka pasur nxënës studentë apo punonjës të cilët kanë vizituar rajone të cilët i kemi theksuar si Qeveri nëpërmes pres-konferencave të ndryshme në qoftë se po, të njëjtat detaje do të duhet të na i dërgojnë neve që pastaj t’i kontaktojmë personat përkatës dhe t’u japim udhëzime por dhe trajtim të nevojshëm varësisht prej shëndetit të tyre në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë të gjendjes reale në vend dhe në mënyrë që të prevenojmë çfarëdo lloj shpërndarje të virusit Korona.

Po ashtu është kërkuar që të ngritët edhe niveli i higjienës në të gjitha institucionet arsimore, ju e dini se arsimi fillor dhe i mesëm në vend financohet nëpërmjet mjeteve buxhetore nga qendra nga Buxheti i vendit, në trajtën e bllok-dotacioneve dhe secila komunë e cila në fakt është themeluese e shkollave fillore dhe të mesme ka mjete të nevojshme që ta rrisë nivelin e higjienës në të gjitha institucionet arsimore, përskaj kësaj është rekomanduar që të organizohen edhe orë edukative sa
i përket përballjes me viruse të këtij lloji dhe sa për mirëmbajtjen e higjienës.

Gjithashtu, është rekomanduar që mos të vizitohen vendet e prekura e veçanërisht Italia e cila është destinacion i preferuar edhe për organizimin e ekskursioneve dhe të njëjtat të prolongohen për një afat të pacaktuar.

Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës