ADEMI: “Shkupi 2014”, procedurë për ndërtimin e disa objekteve dhe përmendoreve


Ministri i Kulturës Asaf Ademi ka pasur paraqitje dje në konferencën “Shteti i kapur- ilustruar përmes rastit ndërtimi i projektit ‘Shkupi 2014’”.

“Këtu nuk mund të mos e përmend edhe një moment tjetër që është i rëndësishëm për temën në fjalë, ndërsa lidhet me angazhimin tonë politik për “çlirimin” e shtetit nga kjo kapje. Juve sigurisht ju kujtohet se më 2013, në kohën fshehtas u vendos Car Dushani, secili në shtet i rrudhte krahët dhe bëhej se nuk e dinte se prej nga kur erdhi, ndërsa ishim ne dolëm te ajo përmendore, duke e mbuluar me vellon e turpit për shtetin që sillej tinëz dhe instalonte përmendore në kundërshtim me vlerat multientike të vendit, dhe e shtruam pyetjen se kush është pronari i vërtetë i saj.

Termi “shteti i kapur” ndërlidhet me një lloj të korrupsionit politik, në të cilin disa individë dhe grupe të interesit, përmes kanaleve joformale, ndikojnë në procesin e marrjes së vendimeve në trupat ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, kjo me qëllim të arritjes përfitimeve të caktuara. Në të vërtetë, ky term është bërë pjesë e shkencave shoqërore kah fundi i shekullit të njëzetë dhe paraqet njëlloj reaksioni ndaj dukurive shoqërore, që nuk mund të shpjegohen me fjalor klasik politik. Për dallim prej korrupsionit administrativ, që në përgjithësi lidhet me nepotizmin, ryshfetin, shmangies së tatimit dhe tejkalimit të ligjeve, shteti i kapur paraqet ndërrim, përkatësisht suspendim të ligjeve, rregullave dhe standardeve në drejtim të realizmit të synimeve të një strukture të caktuara shoqërore”, ka thënë Ademi.

“Tashmë jemi të bindur se projekti “Shkupi 2014” e përkufizon në mënyrën më të mirë modelin e Maqedonisë si shtet i kapur, shpeshherë i kombinuar me praksologji të korrupsionit administrativ, partizim dhe uzurpim të institucioneve. Kjo është konfirmuar edhe në analizën relevante të kryer nga grupi i punës, i formuar nga Ministria e Kulturës, veçmas në raport me objektet dhe përmendoret e realizuara përmes kësaj ministrie. Procedura është realizuar për ndërtimin e disa objekteve dhe përmendoreve, që i përmban të gjitha elementet që flasin për siç thuhet suspendim të aktit më të lartë të shtetit, Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, shkelje të Ligjit për përmendore memoriale dhe monumente, shkelje të Ligjit për buxhet dhe Ligjit për realizimin e buxhetit.

Ndryshimet e shumta përmes amendamenteve të Ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, me qëllim të barazimit të aktiviteteve kriminale në kuadër të ligjeve dhe abuzimi i tij me vetëdije në procedurën shlyerjes së statusit të trashëgimisë së mbrojtur kulturore të qindra objekteve të veçanta në pjesën qendrore të qytetit, me qëllim që ato “të vishen” me veshje të re dhe të shpallen përsëri si trashëgimi kulturore, paraqesin ilustrim të saktë të modelit të Maqedonisë si shtet i kapur”, ka thënë ministri Ademi.

Baby Boo