Ademi: Nuk ka nevojë për grevë jemi të gatshëm…

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi mendon se nuk ka arsye të hënë më 2 shtator të mbahet greva e paralajmëruar e SASHK-ut dhe thotë se do të dëshironte që sindikata të heq dorë nga qëllimi.

“Do të doja që të heqin dorë nga greva e paralajmëruar, sepse me të vërtetë nuk ka arsye për këtë. Grevë organizohet kur nuk ka zgjidhje, ndërsa ne ofrojmë zgjidhje – rritje të pagës për pesë për qind në vitin 2018 dhe pesë për qind në vitin 2019. Do të ketë edhe rrije të ardhshme të pagave në veprimtarinë e arsimit, por sa do të jetë dhe prej kur nuk mund të them tani, sepse nuk i kemi shqyrtuar të gjitha parametrat dhe nuk e kemi pasqyrën e qartë të obligimeve që i kemi ndërmarrë si shtet për vitin e ardhshëm. Kur do të jenë të qarta të dhënat, atëherë në kohë do të dalim dhe do të themi sa do të jetë rritja e pagave”, deklaroi ministri Ademi duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve para fillimit të konferencës “Reformë të arsimit teknik në shkollat profesional në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Baby Boo

Ai theksoi se pagat në arsimin fillor dhe të mesëm vitin e kaluar janë rritur për 10,8 për qind, ndërsa pas disa vitesh për herë të parë sivjet rriten edhe pagat në arsimin e lartë dhe në shkencë.

“Nuk do të doja të ketë grevë paralajmëruese të hënën, duke e pasur parasysh se kjo do të jetë dita e parë e karrierës arsimore të filloristëve të cilët në mënyrë solemne atë ditë e fillojnë jetën e tyre të re. Të mos ua prishim atë ditë, sepse me të vërtetë nuk ka arsye për këtë dhe tani më kemi treguar se jemi në anën e njëjtë me SASHK-un dhe kemi qëllim të përbashkët – përmirësim të statusit të të punësuarve në arsim. Themi se do të ulemi që të bisedojmë dhe së bashku do t’i shqyrtojmë të gjitha parametrat dhe do të vendosim për rritjen e ardhshme të pagave. Ka vullnet nga ana e Qeverisë për të vazhduar me këtë trend dhe për rritjen e ardhshme të pagave. Prandaj nuk ka nevojë që të organizohet çfarë do greve e tillë”, ka thënë Ademi.

Sqaroi se të premten ka marrë pjesë në seancën e Këshillit të SASHK-ut dhe e ka transmetuar qëndrimin e Qeverisë se prioritet i tyre është përmirësimi i statusit të të gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit. Theksoi se edhe dje përmes telefonit ka kontaktuar me kryetarin e SASHK-ut, Jakim Nedelkovski dhe paralajmëroi se edhe këtë javë do të ketë takim të ri.

“Kemi relacione të mira dhe dialog solid social. SASHK-u është i njoftuar me çdo hapi tonin që e kemi bërë në 14 muajt e fundit. Janë kontaktuar para kohe edhe për vendimet ligjore, duke kërkuar prej tyre propozime dhe komente të cilat i kemi marrë dhe më shumë se ata i kemi inkorporuar në ligjet, por edhe në pjesën e pagave. Kemi qëllim të përbashkët dhe duhet të ulemi së bashku dhe në mënyrë konstruktive të vendosim sa janë mundësitë. Ejani të negociojmë nëse mundemi ose nuk mundemi ta rrisim pagën. Ne themi se mundemi, por sa do të jetë ajo rritje e ardhshme e pagave varet nga parametrat. T’i shqyrtojmë së bashku dhe të vendosim së bashku, sepse e kemi prioritet dhe synim të përbashkët, përmirësimin e statusit të të punësuarve në sektorin e arsimit”, ka thënë Ademi.