Ademi: Nga sot, pasaportat në shqip obligim i MPB-së, jo me kerkesë të qytetarëve (VIDEO)


Deputetët sot kanë miratuar Ligjin për Dokumentet e Udhëtimit dhe Ligjin për Siguri në Komunikacion. Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, tha se pas miratimit të këtyre Ligjeve Ministria e Punëve të Brendshme obligohet që qytetarëve shqiptarë t’ua lëshojë pasaportat, pantentat dhe librezat e shoferit edhe në gjuhën shqipe pa pasur nevojë për të bërë kërkesë për në gjë të tillë.

“Sot Kuvendi republikan në seancë të veçantë plenare miratoi dy Ligje do të thoja tejet të rëndësishme, për shkak të përmbajtjes dhe zgjidhjeve ligjore që përmbahen në këto akte juridike tanimë të miratuara nga Kuvendi. Konkretisht, bëhet fjalë për Ligjin për Dokumentet e Udhëtimit dhe Ligjin për Siguri në Komunikacion me çka parashihet dhe hapet edhe një shteg i përdorimit zyrtar e institucional të gjuhës shqipe. Konkretisht, paraportat, patentshoferi, libreza e shoferit, sipas detyrës zyrtare, e jo me kërkesë private të qytetarit do të lëshohen edhe në gjuhën shqipe.

Dhe ky detyrim është për Ministrinë e Punëve të Brendshme që pa kërkesë private qytetarëve shqiptarë tu lëshohen këto dokumente. Fatkeqësisht, duhet ta theksojmë faktin se opozitës shqiptare nuk votuan pro këtyre Ligjeve, që të jemi më të saktë, për Ligjin për Dokumentet e Udhëtimit vetëm njëri nga deputetët e opozitës shqiptare votoi ndërsa të tjetër edhe pse ishin prezent nuk votuan, ndërsa te Ligji për Siguri në Komunikacion nuk i dha mbështetje këtij akti ligjor”, tha shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi.

Baby Boo