Ademi: Drejtuesit e UNT-së të marrin për bazë vendimet gjyqësore


Ministri Arsimit duke komentuar parregullsitë e shpalosura nga ALSAT M në universitetin “Nënë Tereza” në Shkup iu bëri apel drejtuesve të universitetit që të marrin për bazë vendimet gjyqësore. Për rastin konkret të profesorit Bashkim Idrizi, të cilit i është marrë titulli, e konfirmuar kjo edhe me vendim gjyqësor, Ademi tha se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Lidhur me problemin e studimeve në ciklin e tretë në universitetin tjetër, atë në Strugë, Ademi tha se edhe në këtë rast, ka vendime gjyqësore, por nuk dha një qëndrim të prerë lidhur me to.

Baby Boo