Adem Idrizi: “Familjet që kanë fëmijë me nevoja të veçanta, pësojnë tre herë më shumë harxhime”


Në bazë të hulumtimit te fundit familjarët e personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, thuhet se kanë trefish më shumë harxhime se çdo familje e zakonshme për shkak se ata kanë nevojë të trajtojnë fëmijët e tyre. E për të trajtuar këtë temë i ftuar në emisionin e mëngjesit Happy Day në KlanMacedonia ishte kryetari i Shoqatës “Handi Mak”.

 “Në kuadër të këtij projekti ne kemi arritur që të shkojmë në dy nga pesë qendrat e resurseve, ti trajnojmë asistentët arsimorë që ata të bëjnë përvojat e tyre që më lehtë. Ky proces ka ndikuar shumë në mirëvajtjen e procesit edukativo-arsimor me qëllim që në kuadër të ligjit, këta fëmije të përfshihen në mënyrë të suksesshme,” deklaroi Adem Idrizi kryetar i shoqatës “Handi Mak”.

Sipas Idrizit brenda dy viteve mbi 600 asistentë arsimor janë trajnuar me qëllim që në kuadër të ligjit personat me aftësi të kufizuara të përfshihen në mënyrë të suksesshme ne procesin edukativo-arsimor.

“Ne kemi arritur që brenda dy viteve të përfshijmë mbi 600 arsimtar prej shkollave të ndryshme që të trajnohen, dhe mbas rrezultateve të anketimit trajnimi ka dalë I suksesshëm,”deklaroi Adem Idrizi kryetar i shoqatës “Handi Mak”.

Ndryshe, në vend ka shoqata që merren me promovimin e fëmijëve me zhvillim jotipik dhe të drejtën e tyre për përparim në arsim, ndërsa ka edhe fëmijë që shtrojnë ambicie dhe aspirata për sukses./KlanMacedonia/
https://youtu.be/jNXUYwAEJXA

Baby Boo