Adem Avziu: Nuk jemi dakord me vendosjen e kryqit në Kodrën e Diellit


Drejtori Gjeneral i “Elem Turs”, Adem Avziu, ka reaguar në lidhje me vendosjen e kryqit në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit”.
Në një deklaratë në facebook, Avziu ka shprehur se nuk janë dakord me këtë vendim dhe ka theksuar se vendosja e simboleve monofetare në një shoqëri multietnike është një çështje që prek shoqërin në vendin tonë.
Statusi i plotë:
“Vendosja e kryqit dhe simboleve monofetare në një shoqëri multietnike është një çështje e ndjeshme dhe komplekse. Ajo që është me rëndësi është të respektojmë dhe të promovojmë diversitetin kulturor dhe besimin fetar të të gjithë qytetarëve. Veçanërisht kur bëhet fjalë për një qendër rekreacioni, sporti dhe turizmi, është shumë me rëndësi që në vend të simboleve fetare, të punojmë të gjithë së bashku për të krijuar një mjedis inkluziv dhe respektues ndaj të gjithë komuniteteve fetare në shoqërinë tonë multietnike.
Thënë kjo, nuk jemi dakord me vendosjen e simboleve monofetare në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit” dhe se ne nuk kemi kompetenca për të njejtat”, ka deklaruar Avziu.

Baby Boo