Adelina Marku: “Ju të tre jeni përgjegjës për përhapjen e Koronavirusit”


Adelina Marku

Nje diskurs qe lypset ndryshuar Bujar Osmani, Arben Taravari dhe Zeqirija Ibrahimi!
Jo vetem ish Reisi Sulejman Rexhepi duhet apostrofuar tanime per mbajtje pergjegjesie ndaj numrit te rritur te te infektuarve sidomos ne Cair, Saraj – ai dhe iku pasi e fundosi komplet etiken e profesionit qe bente , por lypset apostrofuar edhe Arben Taravari, edhe Bujar Osmani , edhe Zeqirija Ibrahimi ( keta emra politikajsh me kujtohen qe ishin per hapjen e tempujve fetare ne kohe Pandemie ) – te gjithe pak a shume gjenerata ime. Te tre i njoh personalisht!

Nuk jemi miq betejesh jetesore e profesionale, as ne ndertim kariere biles por shpesh bashkebisedojme e bashkebrengosemi per situaten tone politike, shpesh . Tani…qe te tre , ne logjiken time qytetare – mbani pjese te fajit per rritjen e numrit te te infektuarve me COVID ! Koketuat me kursin e ish Reisit padyshim , ketu s’do shume periferizime narrativash analiste, gjerat duhen thene troc miq dhe nuk u treguat te guximshem e me integritet para rrezikut qe solli kjo pandemi per votuesit tuaj potenciale. Bujar, Arben , juve jeni mjeke mbi te gjitha , deshtuat ne etiken e mjekut. Qe te tre, keni rrene ne test para etikes se politikanit modern qe e mirenjeh pergjegjesine! Tani, logjika dhe thirrja jone thote qe te ndryshoni kete kurs sepse, demtoni veten si profesioniste por dhe integritetin e votuesve tuaj tek toleruat rrezikun. Kur toleroni rrezikun edhe ne kohe pandemie , cka pritet te beni ne kohe jo-pandemie? Mos u udhehiqni nga deshira e turmes- kjo jemi ne , turme jemi ne votuesit, pritet e kunderta nga ju zoterinj! Sinjalizimet per karantim eventual te vendeve ku jetojne votuesit tuaj potenciale , na bejne me stigme primitivesh dhe na vulosin si te varfer! Mesoni nga gabimi! Besojini gabimit qe te mesoni etiken e udheheqsit! Une dua ende te besoj se mundeni ndryshe! Respekti do dyfishohet madje!

Baby Boo