Abuzoi sek*sualisht me të miturën, Gjykata jep 12 vite bu*rg për ish-rojen e shkollës Abaz Doku


Ditën e sotme është dhënë vendimi nga Gjyakata e Tiranës për Abas Dokun, rojen e shkollës 9 vjeçare “Azem Hajdari” në Babrru të Tiranës, i cili kishte abuzuar seksualisht për një kohë të gjatë me një nxënëse 15-vjeçare, bashkë me tre të rinj të tjerë.

Doku është akuzuar për për veprat penale “Marrëdhënie seks*uale”, ”Marrëdhënie sek*suale me dhu*në me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në kr*im” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha të kryera në bashkëpunim. Gjykata e e ka shpallur fajtor ish-rojen e shkollës dhe e ka dënuar me 18 vite bu*rg dhe me gjykim të shkurtuar, ai do të bëjë 12 vite bu*rg.

Fajtor për përdhu*nimin e të miturës është shpallur edhe i riu Klajdi Poçi, i cili me gjykim të shkurtuar do të bëjë 7 vite e katër muaj bu*rg. Dy të miturit e tjerë të marrë të pandehur për këtë dosje janë dënuar me 3 dhe 3.4 vite bu*rg. Kujtojmë se skandali ku ishte i përfshirë Doku dhe tre të rinj të tjera u zbulua pas denoncimit të vajzës së mitur, në qeshorin e vitit 2020. Sipas prokurorisë, burri përdore filmime të bëra prej tij për të shantazhuar vajzat e mitura.

Abuzimi i tij me vajzën 15-vjeçare nisi në vitin 2019, në muajin mars, kur doga e përndiqte dhe e kërcënonte se do i tregonte prindërve të saj që ajo dilte me shoqet larg shtëpisë. E gjendur përballë këtij presioni ajo ishte detyruar ta takonte, ndërsa nuk dinte se makthi do të fillonte pikërisht aty. Pas abuzimit sek*sual, 65-vjeçari e shantazhoi të miturën për një vit rresht ndërsa refuzimi i saj për disa kohë bëri që ai të shkruante emrin e saj dhe fjalën “K…” në çdo mur të lagjes duke i bërë të ditur se nëse nuk shkonte me të, “hakmarrja” do vazhdonte.

Kjo ngjarje e rëndë u bë shkak në verën e 2020 për një reagim të madh të njerzve në Shqipëri, të cilët organizuan edhe një prej marshimeve më të mëdha në Tiranë, jo vetë në mbështetje të viktimave të abuzimit seksual, por edhe për të kërkuar ndryshimin e ligjit për përdhunuesit dhe nisjen e një regjistri kombëtar të pedofilëve, që do të bëhet publik.

Baby Boo