Abuzimet me punën on line/ Humbën punëtorët dhe përfitoi biznesi


Gjatë periudhës së pandemisë në Shqipëri administrata publike si dhe shumë biznese private nuk e ndërprenë punën për asnjë ditë, zgjidhja ishte puna në distancë.

Puna në distancë në Shqipëri po përqafohet nga shumë kompani private, një zgjidhje e tillë bëhet për të ulur kostot e tij punëdhënësi.
Të punosh në distancë ne vendin tonë do të thotë të punosh përtej orarit zyrtar.
Për shembull mësimi online i detyroi mësuesit të ishin në gatishmëri gjatë gjithë kohës. Por fakti është që asnjë mësues nuk u pagua për orët shtesë.

“Puna në distancë po aplikohet nga bizneset private pasi punëdhënësi nuk paguan qira, mobilim, dita, ujë. Gjithashtu përben dhe rrezikun për të rritur informalitetin”, tha Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie.
Puna nga shtëpia është larg syrit të tatimeve dhe Inspektoriatit të Punës.

“Shkeljet më të shpeshta janë ato që punëmarrësi del në ditë festash në punë dhe nuk paguhet, del ditë të diele dhe nuk paguhet, apo punë më shumë orë dhe nuk paguhet. Punëmarrësi duhet të edukohet të ankohet dhe ta denoncojë punëdhënësin“, Ergesta Stërmasi, eksperte punësimi.

Pavarësisht kësaj puna në distancë dhe favoret e saj.
“Puna në distancë u jep mundësinë të gjithëve të punojnë në kompani ndërkombëtare pa qenë atë fizikisht aty. Puna në distancë ka avantazhet e saj, nënat e reja e duan pasi janë afër fëmijës. Ndërkohë dua të them se puna në distancë gjithashtu edhe duhet të matur, pra të ketë dhe respektohet orari zyrtarë”, tha Radonshqi.
Top Channel

Baby Boo