Abrashi deklarohet rreth mospajtimeve brenda LDK’së për ministrat në Qeverinë Hoti


Sekretari Organizativ i LDK’së, Arban Abrashi është deklaruar rreth mospajtimeve të kësaj partie për emrat e mundshëm për ministra nga kjo parti.

Pas takimit të mbajtur sot në zyren e LDK’së, ku të pranishëm ishin antarët e AAK’së dhe Nismës, Abrashi ka thënë se nuk është e vërtetë që ka pasur mospajtime lidhur me këtë çështje brenda partisë.

“Nuk ka pasë asnjë mospajtim, ju siguroj. Ajo që ka dalë në media ditëve të kaluara është një ‘fake neës’, atë ju garantoj edhe në emrin tim. Nuk kemi arritur ende deri tek emrat, besoj që disa ditë para seancës kur do të votohet qeveria do të dalin edhe emrat”, ka thënë Abrashi.

Ai tutje bëri të ditur se takimi i sotëm me zyrtarët e AAK’së dhe Nismës Socialdemokrate, me të cilët tashmë kanë nënshkruar një koalicion, ishte një takim koordinues për të harmonizuar programin potencial qeverisës.

“Sot ishte një takim koordinues. Ashtu siç kemi paralajmëruar, ne kemi disa ditë deri në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

“Sot jemi takuar me përfaqësuesit e AAK-së dhe Nismës për të trajtuar programin tonë qeverisës. Kemi biseduar për orientimet tona programore, posaçërisht çështje që lidhen me pandeminë si diçka që është më se urgjente, por gjithsesi edhe për rimëkëmbjen ekonomike të cilën dëshirojmë ta fusim si prioritet të lartë në programin tonë qeverisës”.

“Sot ka qenë veç një takim i parë koordinues. Ne do të fillojmë të shkëmbejmë dokumentet tona ditëve në vijim në nivel të ekspertëve partiakë në mënyrë që kur të fillojmë punën në qeveri të kemi një program gjithëpërfshirës që do të trajtojë pandeminë, rimëkëmbjen ekonomike edhe vet ristrukturimin qeverisës në të ardhmen ne mënyrë që të mos humbin kohë aspak”, ka përfunduar ai.

Baby Boo