Abetarja e Unifikuar, Shaqiri: “Furnizimi shkakton problem për të ardhur te ne”


Byroja për Arsim e ka miratuar Abetaren e Unifikuar Shqipe që përdoret në Shqipëri dhe Kosovë që të përdoret edhe te ne. Kështu tha sonte në emisionin “Politica” në Tv Globi, ministri i MASH, Jeton Shaqiri. Për t’u vendosur në përdorim e njejta, sipas Shaqirit, duhet të gjindet mundësi ligjore për furnizim.

“Nga ana pedagogjike ajo lejohet, ka nxënës që e përdorin pasi e kanë siguruar vetë. Disa komuna më kanë kontaktuar vetë për ta siguruar, megjithatë kjo çështje do të disuktohet edhe në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, Maqedonisë dhe Shqipërisë që mbahet të hënën”, deklaroi ministri i MASH, Jeton Shaqiri. I pyetur se nëse ka datë kur përfundimisht Abetarja e unifikuar vjen edhe te ne, ministri u përgjigjë se një datë të saktë nuk ka. FLAKA

Baby Boo