Abdiu: “ TË VONUAR, SI ÇDOHERË “


Ngushëllime të sinqerta familjes ! Më besoni që nuk gjej fjalë të shpreh gjendjen shpirtërore timen e të familjes sime të bindur se asnjeri nuk ka ngelur indiferent me rastin në Banjën e Tetovës,vërtetë nuk duhej të ndodhë.

Jam i mendimit fajtorin ta kërkojmë nē mesin tonë duke filluar nga un, ti, ai dhe gjithë përreth nesh dhe jush, edhe ti që i lexon këto reshta,absolut e gjithë ne si shoqëri, e do gabojmë rëndë nëse topin e hudhim andej e këndej.
Të pyesim veten çfar bëra un?

Më vjen shumë keq të them që ne në momente të caktuara i shkruajmë disa fjalë e pastaj vazhdojmë secili në rrugën e vet …
Nuk është koha të kërkojmë fajtorin por ky rast le të jet vërtetë nji ALARM për institucionin familje dhe shoqërinë tonë në përgjithësi,të vëndojmë gishtin kokës e të pyetemi pse na ndodhin raste të tilla makabre,fajtorin t’a kërkojmë në mesin tonë,nuk guxojmë të amnistohemi,besomëni jemi vonuar,duhet të marim përgjegjësi individuale e kolektive e të mendojmë arsyeshëm.

Të pyesim veten ku na shpie kjo neglizhencë e jona?
Tē pyetemi si shoqëri nga shkojmë?
Vërtet duhet të punojmë, të dalim nga vetvetja e të mundohemi të parandalojmë rastet të tilla apo të ngjajshme, të cilët lënë gjurmë të thella në ne,
mos të ngelemi vetëm në fjalë por të bindemi se të rrinjtë tanë,ardhmëria jonë është në krizë të thellë me pasoja të rënda,vërtetë kemi nevojë për ndihmë duke filluar nga fëmiju im.Të gjithë ne duhet të ndihmojmë.
JO VETËM FJALË, POR TË PARANDALOJMË !!!

Xhemal Abdiu(autori punon edukator në Shtëpinë Edukuese Përmirësuese)

Baby Boo