Abazoviç optimist se do të jetë sërish kryeministër i Malit të Zi


Gazetarja e Klan M, Xhumadije Ibraimi, e cila nga Beogradi ndjek zhvillimet e takimit të radhës në kuadër të nismës “Ballkani I Hapur” ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me Kryeministrin teknik të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Në këtë intervistë, Abazoviçi foli edhe rreth asaj se a do të bëhet sërish kryeministër i Malit të Zi ku tha se:

“Do të kemi rezultate të mira në zgjedhje, për këtë nuk kam dyshime. Se si do të jenë ndahen votat nuk mund të jam e sigurtë. Gjëja më e rëndësishme është që të vazhdojmë. Jam i bindur se i gjithë rajoni ka nevojë për një frymë të re, një energji të re politike dhe njerëz që kanë vizione të ndryshme”. tha Abazoviç për Klan M.

Baby Boo