Abaz Selmani: Për çka i mbani shqiptarët në ministrinë e arsimit, për me shit a për me ble mend?


Kryetari i nëndegës së Lagjes së Trimave, të partisë politike, Alternativa në Kumanovë, Abaz Selmani ka reaguar pas një mesazhi skandaloz të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që i ka ardhur prindërve nga sistemi ednevnik.
Ai ka postuar në profilin e tij në Fejsbuk një reagim që ka të bëjë me këtë temë.

Përveç kësaj, Selmani në një prononcim për portalin Almakos ka shprehur haptas irritimin e tij në lidhje me këtë temë:
“Shqiptarët në ministrinë e arsimit dhe shkencës a thua çfarë detyre bëjnë? A blejnë apo shesin më shumë mend? A nuk ka komisione që i kontrollojnë këto gjëra? Deri kur nga kjo ministri e arsimit e cila është udhëhequr me vite nga shqiptarët e BDI-së do të prodhoje skandale të këtilla?”, pyet Abazi.

Baby Boo