A u nënvlerësua Besa me ofertën e Aleancës për Shqiptarët?


Koalicioni i shumëpërfolur “trepalësh” nuk u arrit për shkak se Lëvizja Besa në krye me Bilall Kasamin vlerësoi se oferta e ASH-së për koalicion nuk është e barabartë.

Kështu së paku mësohet nga burime jozyrtare brenda partiake në Lëvizjen Besa.

Sipas analistëve dhe njohësve të rethanave politike në vend, oferta ishte ofenduese për Besën dhe elektoratin e saj.

Duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve paraprake, oferta e tillë e Selës do e linte Besën e Bilall Kasamit me vetëm 1 deputet, edhe atë në njësinë zgjedhore numër gjashtë, pasi që në njësinë zgjedhore numër 2 dhe 1 është thuajse e pamundur që ky koalicion të merr nga tre deputet, së paku sipas statistikave dhe numrave nga zgjedhjet e kaluara.


Oferta e Aleancës për Shqiptarët ndaj dy partive tjera, Besës dhe Alternativës

Pavarësisht se Sela tha se oferta mbetet e hapur, burimet tona thonë se Lëvizja Besa nuk do të bëhet pjesë e një koalicioni të tillë, pavarësisht se parimisht kanë qenë pro koalicionit “trepalësh”. Megjithatë, të premten pritet të mbahet edhe mbledhje e kryesisë qendrore në Lëvizjen Besa, ku edhe do të merret vendim final se si do të reshtohet këto zgjedhje partia e Bilall Kasamit.

Baby Boo