A u kryqua portieri kroat siç kryqohen serbët? Kjo është dilema më e madhe e serbëve nga loja Kroaci-Rusi


Portieri kroat Daniel Subasic u bë një hero për të gjithë kombin kroat pas ndeshjes me Danimarkën dhe Rusinë, ku në penalti në të dyja ndeshjet mbrojti golat kryesore dhe është një nga kryesorët që e meritoi kualifikimin në gjysmëfinalet e kampionatit botëror.

Serbët thonë se kjo mund të jetë në favor të tyre, sepse babai i Subasic është serb dhe ditëve të fundit kjo është ndër temat kryesore në Serbi, të cilët pas diskualifikimit nga fazat e mëtutjeshme të Botërorit, po mundohen të ngushëllohen duke pretenduar se një serb vazhdon t’i përfaqësoj në Kupën e Botës.

Ndoshta një kuadër që është kapur para fillimit të penaltive në lojën Kroaci-Rusi, mund ta shpjegoj këtë rast, shkruajnë mediat serbe, transmeton gazetametro.net.

Ai u kryqëzua ashtu siç kryqëzohen ortodoksët, ndoshta shumicës ky moment iu ka ikur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, por shumë shpejtë video e momentit u bë virale në rrjetet sociale e shpërndarë nga serbët.

Edhe pse nuk shihet qartë për shkak të kualitetit të kamerës, por edhe për shkak të dorësave të mëdha nuk i shihen gishtat, serbët janë të sigurt që ai është kryqëzuar sikur që bëjnë besimtarët ortodoks. Por në anën tjetër ajo që dihet deri tani, Subasic, ka trashëguar fenë katolike nga nëna e tij kroate, dhe jo fenë ortodokse nga babai i tij serb i Kroacisë.

Baby Boo