A shkoi mbarë trajnimi për platformën online? Trajnuesi Ismaili: Nuk pritet fillim i suksesshëm i vitit shkollor

Mungesa e infrastrukturës IT, e kompjuterëve për mësuesit dhe koha e shkurtër janë disa nga sfidat kryesore se pse fillim viti shkollor nga 1 tetori nuk do të jetë i suksesshëm dhe pa ndërprerje.

Baby Boo

Trajnuesi i platformës nacionale për mësim nga distanca, Satki Ismaili është vetë mësues i matematikës dhe nga 1 tetori mësimin do ta fillojë me laptop personal të cilin e ka blerë 12 mijë denarë. Se si kanë shkuar trajnimet dhe cilat janë pengesat në terren, ndiqeni 10 Minuta.

“Kjo është sfida më madhe e mësimdhënësve në vendin tonë. Mësimdhënësit dihet sa i kanë të ardhurat. Besoni se mësimdhënësit kanë vështirësi. Punojnë me laptopë që janë 10-15 vjet të vjetër dhe performancat nuk të japin mundësi të tilla që të kyçen. Besoni ose jo, tash kam një laptop që e ka çmimin 12 mijë denarë. Ka edhe më të mirë, por kjo më mjafton. Por megjithatë uroj që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të gjejë edhe ndonjë donator, që të gjejë mundësi të sigurojë laptopë prej 10 deri në 12 mijë denarë i cili do t’u mundësojë gjërat elementare// Mësim pa ndërprerje dhe start shumë i suksesshëm unë them se jo. Por start do të ketë dhe unë jam i bindur se një pjesë do të fillojë. Java e parë do të jetë më vështirësi”, theksoi Satki Ismaili – Trajnues i platformës nacionale.

Restorant Lumare