A po maskohet e vërteta nga Valdrin Sahiti me story prej n’Dubai?! Flasin nga MPJ


Mbrëmjen e kaluar në media është raportuar se stilisti i njohur kosovar, Valdrin Sahiti, është arrestuar në Aeroportin e Stambollit.
Stilisti është i dyshuar për veprën penale “Blerja, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve”!

Në lidhje me këtë, ka kontaktuar ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga ku kanë thënë se janë në pritje të informacioneve zyrtare nga ana e autoriteteve turke.

​“Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD), është ende në pritje të informacioneve zyrtare nga autoritetet turke, rreth rastit në fjalë”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së.

Më tutje nga MPJ-ja kanë bërë të ditur se Valdrin Sahiti është pajisur me pasaportë diplomatike në dhjetor të vitit 2020, me vendim të ish ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj.

Po ashtu në përgjigjen e MPJ-së thuhet se meqenëse deri në këto momente nuk posedojnë asnjë konfirmim zyrtar rreth rastit, nuk mund të flasin për masat që duhen marrë në të tilla raste.

“Meqenëse deri në këto momente MPJD nuk ka asnjë konfirmim zyrtar rreth rastit, ne nuk mund të flasim për masat që duhen marrë në të tilla raste ngase varet nga informacionet zyrtare që do ti pranojmë gjatë ditës”,u tha në përgjigjen e MPJD-së.

Duhet përkujtuar që pavarësisht këtyre raportimeve, Valdrin Sahiti nuk pati ndonjë reagim të drejtpërdrejtë për këtë çështje. I njëjti thjeshtë ka vendosur që përmes rrjetit social “Instagram” të publikojë disa storie ku shihet se po qëndron në Dubai.

Nëse i njëjti është atje tani, apo janë storie të realizuara më herët, kjo nuk dihet ende.

Sahiti u bë i njohur përmes krijimeve të fustaneve të shumta, e që u veshën edhe nga yjet botërore. Pavarësisht kësaj, Valdrini Sahiti shpesh herë është akuzuar edhe për “mashtrimin e klientëve” dhe mos ofrimin e produkteve të njëjta, nga ato që porosisin online.

Në lidhje me këtë ende s’ka pasur ndonjë detaj tjetër, se çfarë saktësisht ndodhi me “diplomatikun” e vendit, i cili udhëton lirshëm nëpër botë me pasaportë diplomatike.

Baby Boo