A po bëhet pishman Vesel Memedi për tu larguar nga Qeveria?!


Ende mbetet e paqartë nëse deputeti Vesel Memedi e ka marrë paraysh sugjerimin e BDI-së për të reflektuar dhe të mos tërhiqet nga bashkëqeverisja dhe mandati i deputetit.

I pyetur nga TV21, Memedi as nuk i mohon por as nuk i pohon zërat se është bërë pishman për dorëheqjen e parevokueshme.

“Përgjigjen do ta merrni në seancën e radhës të Kuvendit kur do jem në rend dite” tha për TV21 kreu i RDK-së. Sipas rregullores së Kuvendit, Memedi ka afat deri më 9 korrik ka tërheqë kërkesën për dorëzim të mandatit. Përveç deponimit të dorëheqjes së tij si deputet, dorëheqje kanë dorëzuar edhe drejtorët dhe zëvendësdrejtorët nga radhët e RDK-së. Në rast se i qëndron fjalës së tij se tërhiqet nga koalicioni qeverisës dhe nga mandati i deputetit, atëherë në vendin Memedit vjen Arta Toçi nga partia opozitare Aleanca për Shqiptarët./TV21

Baby Boo