A ndihmon çaji jeshil Matcha në djegien e yndyrnave dhe në luftën kundër kancerit?


Jeni kuriozë për çajin më të famshëm të momentit?  Mos kërkoni më tej: Quhet çaj jeshil matcha dhe përfitimet shëndetësore të tij janë befasuese!

I sugjeruar nga nutricionistët më të njohur dhe studiues të famshëm, matcha nuk është çaji juaj jeshil tipik. Ky çaj jeshil me përqëndrim të lartë, i bluar imët, është përdorur tradicionalisht në ceremonitë e çajit japonez për qindra vjet.

Si një djegës i yndyrnave dhe luftues i kancerit, matcha nuk ka të krahasuar me çajrat e tjerë. Në fakt, studime të shumta kanë treguar se disa përbërës kimikë në matcha mund të ndihmojnë në eleminimin e qelizave kancerogjene, të neutralizojnë radikalet e lira të dëmshme dhe të përmirësojnë sistemet natyrore të detoksifikimit të trupit tuaj.

Çfarë është Matcha?

Matcha është një formë e koncentruar pluhur e çajit jeshil që është përdorur për shekuj me radhë në Kinë dhe Japoni. Në fakt, termi “matcha” dhe shqiptimi i tij (maa-chuh) rrjedhin nga fjalët japoneze që do të thotë “tokë” dhe “çaj”.

Matcha bëhet nga gjethet e bimës së çajit Camellia sinensis, një shkurre me gjelbërim të përhershëm të familjes Theaceae. I gjithë çaji vjen nga kjo bimë, por ndryshimet në ngjyrë dhe shije janë rezultat i përpunimit të ndryshëm.

Bimët e çajit që janë rritur në mënyrë specifike dhe përdoren për të bërë matcha, zakonisht hijezohen për dy javë për të rritur nivelet e klorofilit para se të vjelin gjethet. Pas mbledhjes, gjethet e çajit jeshil zihen në avull, thahen dhe bluhen si pluhur i imët.

Ndryshe nga llojet e tjera të çajit, matcha përmban të gjithë gjethen e çajit, duke siguruar një burim më të përqendruar të lëndëve ushqyese. Ajo gjithashtu ka një aromë të fortë, të dallueshme, të cilën shumë e krahasojnë me spinaqin ose barin e elbit.

Sekreti pas super forcës së matcha-s gjendet në përbërjet e saj polifenolike të quajtura katekina, të cilat janë një lloj antioksidanti që gjenden në superushqimet si çaji jeshil, kakao dhe mollët.

I vlerësuar si mjaft më i pasur me katekinë se shumica e ushqimeve, përfitimet shëndetësore të matcha zakonisht vijnë për ata që e pinë rregullisht. Përfitimet e mundshme shkojnë nga përmirësimi i shëndetit të zemrës në uljen e niveleve të sheqerit në gjak, rritjen e humbjes së peshës dhe më gjerë.

Baby Boo