A mund të krahasohet Ali Ahmeti me presidentin ukrainas, Zelensky?


Në rrjetet sociale po zhvillohet debat mjaft intenziv nëse kryetari i BDI-së Ali Ahmeti mund të krahasohet me presindetin ukrainas, Volodymir Zelensky, respektivisht nëse Zelensky mund të krahasohet me Ahmetin.

Simpatizuesit e BDI-së vlerësojnë se Ahmeti dhe Zelensky kanë shumë të përbashkëta, sepse si përfaqësues politik veshën uniformat ushtarake. Nga ana tjetër shumë komentues tjerë thonë se ky krahasim nuk mban sepse Ahmeti një pjesë të madhe të konfliktit e ka kaluar në Prizren të Kosovës, kurse Zelensky refuzoi apelet e SHBA-ve dhe Britanisë që të evakuohet dhe ka vendosur të qendron në vijën e parë të frontit.

Ish ministri Xhevdet Hajredini poashtu mendon se një krahasim i tillë nuk mund të bëhet, sepse Ahmeti nuk mori pjesë as në votimin në Kuvend më 27 prill, kur u rrëzua regjimi i Gruevskit dhe Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Kuvendit.

“Ali Ahmeti nga frika nuk votoi as për Talat Xhaferin. Krahasojeni me Zelenskin”, ka thënë Hajredini në një deklaratë telefonike për portalin Lideri.mk.

Baby Boo