A mund të kalojnë qytetarët e Maqedonisë transit nëpër Kosovë, pa test?


Qeveria e Kosovës ka vendosur heqjen e PCR testit negativ për kalim transit nëpër territorin e Kosovës. Qytetarët të cilët frekuentojnë nga një pikë kufitare tokësore për një pikë tjetër, obligohen që të nënshkruajnë vetëm deklaratë se brenda 3 orësh do të lëshojnë territorin. Ata të cilët duhet të dalin nga pika kufitare përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” duhet të paraqesin biletën e udhëtimit.

Testi mbetet obligativ në rast se shtetas jo të Kosovës duan të frekuentojnë në territorin e Kosovës. Vendimet e Qeverisë së Kosovës “Test PCR negativ nuk kërkohet për: Shtetasit e vendeve të huaja të cilët kalojnë nga një pikë kufitare në pikë tjetër tokësore ose ajrore Për transportuesit profesionistë (vozitësit) Për transportet e organizuara publike me linja të rregullta ndërkombëtare tranzituese”.

Baby Boo