A mund të bashkohet edhe Suedia në NATO?


Pas lëvizjes së Finlandës për t’u bashkuar me aleancën, Suedia do të shpallë vendimin e saj të dielën. Nëse vendi skandinav vendos të bashkohet, do t’i jepte fund 200 viteve të mos-angazhimit ushtarak. Në Finlandë, që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, popullariteti i NATO-s ka arritur në një nivel rekord prej 76%, sipas sondazhit të fundit.

Në Suedi situata është ndryshe, ku sondazhet sugjerojnë se 57% e popullsisë dëshiron t’i bashkohet aleancës mbrojtëse. Ky proporcion është shumë më i lartë se para luftës, por socialdemokratët e Suedisë janë ndarë për këtë çështje dhe aktualisht janë duke mbajtur një konsultim të brendshëm. Por vendimi i Finlandës do të ketë një ndikim. Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde tha: “Finlanda është partneri më i afërt i sigurisë dhe mbrojtjes së Suedisë dhe ne duhet të marrim parasysh vlerësimet e Finlandës”.

Baby Boo